Debate të forta ka patur në emisionin e djeshëm në Top Talk.
Gazetari Denis Dyrnjaja kishte ftuar në studio Marash Logun, kështilltari ligjor i Partisë Demokratike. Logu është ankiar fillimisht për kohën televizive pasi sipas tij nuk po i jepej koha e duhur për të folur në lidhje me Partinë Demokratike.
Marash Logu: Zoti Dyrnjaja, ju lutem unë kam 10 minuta që jam në studion tuaj, nëse nuk doni që të zhvilloj një bisedë me ju më thoni pasi dhe unë kam punët e mia. Unë duhet të them mendimin tim, për shkak se unë bëra një parantezë dhe për shkak të kësaj doni të çensuroni të gjithë fjalën time ju lutem shumë.
Denis Dyrnjaja: Mos u kompleksoni, mos u kompleksoni nga kjo gjë
Marash Logu: Nuk po kompleksohem për asgjë, më respektoni për prezencën dhe për atë që përfaqësoj
Denis Dyrnjaja: Kur të jap fjalën, më lejo ta moderoj
Marash Logu: Po pra me respekt për të ftuarit, ndjesë që po ta them këtë se jeni gazetar me eksperiencë.
Dyrnjaja: Mua me thënë të drejtën më ndodh në herën e parë pas 4 vitesh në këtë eksperiencë që të më vijë një kamikaz dhe të më bëjë një gjë ndryshe në televizion. Për respekt të etikës televizive të mos e vazhdojmë më.
Logu: Të ftuarit vijnë, kundërshtojnë po jo ti quani kamikaz. Dhe unë mund t’ju them kamikaz i medias.
Dyrnjaja: Unë nuk do të kërkoj falje për këtë rast.
Logu: Ti nuk mund të më censurosh fjalën.
Dyrnjaja: Uljani zërin zotërisë, të lutem mund të largohesh nga studio.
Dyrnjaja: Nuk mund të vini të bëni këtë gjë.