Dhjetëra mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike,
në pritje të liderit historik që do të zhvillojë një konferenc për shtyp pas disa minutash, sapo të dalin rezultatet e votimit në Referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Ndërkohë, në një video të publikuar nga Syri Tv, shihet se në tarracën e Partisë Demokratike janë vendosur disa njerëz të veshur me rroba të zeza, që sipas kësaj media janë mbështetësit e Bashës.
Nuk dihet qëllimi i vendosjes së tyre në tarracë, por shpresojmë të mos ketë përplasje fizike mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës, ndërkohë që në seli kanë mbërritur edhe forcat e policisë.