Një incident ndodhi sot teksa lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i drejtohetj Pallatit të Kongreseve, ku po mbahej Kuvendi Kombëtar.
Gazetarë e fotografë ishin në pritje të tij jashtë godinës dhe duke qenë se kryedemokrati shkoi 1 orë me vonesë, sapo u shfaq të gjithë u turrën me nxitim drejt tij.
Por në momentin që Basha po hynte, një prej fotoreporterëve në vendngjarje ndërsa ishte duke shkrepur poza, u rrëzua tek shkallët.
Ndërkohë që Basha duket se nuk e ka vënë re incidentin e ndodhur para tij dhe është futur menjëherë në sallë.