Shijojeni diellin, gjithçka merr fund pas të Dielës, ç’pritet të ndodhë në vendin tonë? Sinoptikanja sapo na paralajmëroi

Dëborë dhe ngrica pritet të ketë në vendin tonë pas fundjavës.

Sinoptikania Lajda Porja tregoi se java në vazhdim në zonat malore pritet të jetë me dëborë e ngrica, ndërsa temperatura do te arrijë deri -8 gradë C.

Me tej ajo sqaron se gjate javes qe vjen, ne zonat verilindore dhe juglindore do kenë reshje të dendura dëbore, ndërsa pjesa e ultësirës perëndimore do jetë me reshje shiu.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -5°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 02°C në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 12°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -4°C në 2°C dhe në zonat e ulëta nga -1°C në 05°C.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME