Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Tik Tok rreth një videoje e cila është bërë virale nga protesta e sotme para Kryeministrisë të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo? Zot ruaja Shqipërinë nga të marrët…”- shkruan Rama në rrjetin social Tik Tok duke ironizuar protestën kundër “Open Balkan”.
Në videon në fjalë një djalë i ri tentoi të shkulte flamurin serb por jo vetëm që nuk mundi por u rrëzua dhe vetë duke u lëndua rëndë.
Ky ishte një ndër incidentet e ndodhura gjatë protestës së thirrur nga Berisha ku disa të rinj të tjerë dogjën edhe flamujt serbë të shkulur nga vendi në shenjë revolte.