Nga kunati i Lulzim Bashës tek Grida Duma, rrogat e majme të opozitarëve

Publikimi i pagave të 630 mijë punonjësve shqiptarë në sektorin publik dhe privat ka bërë sot xhiron e rrjetit.

Mes listës janë zbardhur dhe disa nga rrogat nga opozitarëve. Ajo që bie në sy janë shumat e majme e Erion Isufit (kunati i Lulzim Bashës), me disa biznese.

Qeveria ka reaguar duke theksuar se nga analizat paraprake nuk rezulton të ketë asnjë “eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën “ janar-prill 2021.” Referuar reagimit zyrtar, databaza është e ndryshme nga ajo që përdor Ministria e Financave dhe nuk përmban fushën “Emri i Plotë”.

Më poshtë janë disa nga opozitarët që marri rrogat si mësues, drejtorë etj.

1.Erion Isufi- Landmark Technologies – 904,515.00 lekë- Drejtor i përgjithshëm

Moveo Albania Technology- 454,512.00 – Administrator

Landmark Premium Print – 112,661.00 – Drejtor ekzekutiv në tregti

2.Gazment Bardhi – Sekretar i përgjithshëm i një partie politike – 129,329.00 lekë

3. Grida Duma – Fakulteti Shkencave Sociale – 112,038.00 – profesor universiteti

4.Zenel Hoxha- Dhoma Tregtise E Ind. Shqip-Britani – 120,000.00 – Drejtor i përgjithshëm

5.Enkelejd Alibeaj – Fondacioni “Hafiz Ali Korça”- 25,830.00- Asistent pedagog

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME