Skandal/ Del në qarkullim lista me KARTAT ID dhe RROGAT e qytetarëve shqiptarë

Një skandal i madh ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Opinion.al zbulon se në “Whatsapp” po shpërndahet një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe rrogën.

Ende nuk dihet se cili është burimi i daljes së kësaj liste, të cilën Opinion deklaron se e posedon, por ende nuk e ka bërë publike, për ruajtjen e privatësisë së qytetarëve.

Nëse lista që po qarkullon dhe po përhapet është e vërtëtë, atëherë të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë janë në rrezik, ndaj duhet një reagim i menjëhershëm i organeve kompetente.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME