Kryeministri Edi Rama e drejtoresha e AKSHI-t ndodhen në konferencë për skandalin e nxjerrjes së pagave të 637 mijë shqiptarëve.
Edi Rama: Ndjesë për të gjithë që janë shqetësuar me plot të drejtë për ndërhyrjen në këtë aspekt të jetës së tyre private. Dua të nënvizoj që në fillim se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht uroj dhe bëj thirrje prokurorisë që ta kryejë këtë hetim me të gjithë kapacitetet e tyre.
Dua të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për tu kuptuar e për të krijuar konfuzion dhe nxitur destabilitet nënjë përpjekje që nuk është e para.
Duke pasur parasysh deklaratat e bëra në foltoret e kuvendeve dhe antikuvendeve mund të mos jetë e fundit prandaj thirrja ime për prokurorinë është të hetojë. “