Një debat ka ndodhur live mes Çlirim Gjatës dhe gazetares Klodiana Lala.
Pasi Gjykata e Tiranës liroi sot nga qelia dy protestuesit që ishin në tubimin e thirrur nga Sali Berisha të hënën kundër presidentit Vuçiç dhe që dogjën flamurin serb, Gjata e ka konsideruar vendin politik.
Gazetarja e pyeti Gjatën se përse e cilëson arrestimin e dy protestuesve politikë kur gjykata tha se ishte i ligjshëm. Gjata ironizoi këmbënguljen duke bërë që gazetarja të hiqte mikrofonin.
Debati:
Gazetarja: Zoti Gjata pse e cilësoni arrestimin politik kur gjykata e cilësoi të ligjshëm?
Çlirim Gjata: Nuk pushon Klodi
Gazetarja: Unë të heq mikrofonin
Çlirim Gjata: Aman mbaje mikrofonin se më fike.