Prej vitesh fermerët e fshatit Zadrimë e kanë kthyer në traditë rritjen e gjelave të detit. Në pamundësi për të pasur një treg të mirëfilltë fermerët dalin duke i shitur gjelat në anët e autostradës Shkodër-Lezhë.
Sipas fermerëve këtë vit ka më pak gjela detit ndaj për këtë arsye kilogrami i gjelit do të kushtojë jë mijë lekë të vjetra më tepër. Perveç kësaj çmimi i misrit me të cilën ushqejnë gjelat është rritur kjo gjë ka ndikuar gjithshtu në rritjen e çmimit të tij.
Edhe pse çmimi i gjelit të detit është rritur më shumë krahasuar me një vit më parë sërish kanë qënë të shumtë qytetarët të cilët e kanë blerë atë. Krahasuar me një vit më parë shitja e gjelit të detit është rritur tregojnë fermerët.
Gjeli i detit është ushqimi kyresor i cili konsumohet në natën e ndërrimit të viteve. Ndonëse është një nga recetat e cila e ka prejardhjen nga vendet e perëndimit, populli shqiptarë prej vitesh e ka kthyer në traditë tashmë gatimin dhe konsumimin e tij.