Në vendin tonë po qarkullon një virozë e re që ka ngjallur panik tek qytetarët. Simptoma dalluese është temperatura e lartë mbi 39 gradë, dhe shpesh ngatërrohet edhe me Covid.
Mjekja e familjes në Qendrën Shëndetësore 6 në Tiranë, thotë se kjo virozë është më e përhapur se sa rastet me Covid.
Krahasuar me muajin nëntor, numri i vizitave është dyfishuar, duke shkaktuar kështu fluks nëpër qendrat shëndetësore. Muaji dhjetor ka sjellë interes të shtuar për sa i përket vaksinimit kundër Covid, sidomos tek moshat e reja.