Motit pranveror po i vjen fundit dhe ditët në vijim do të rikthejnë dimrin.
Parashikimi vjen nga meteorologu grek Klearchos Marousakis i cili thekson se në dy javët e ardhshme të janarit rajoni do të goditet nga një stuhi të ftohti që është pagëzuar me emrin “Omega”.
Stuhi e të ftohtit do të sjellë reshje dëborë edhe në zonat fushore ndërsa në male do të ketë reshje të dendura.
Pritet të mbizotërojë rryma ajrore të ftohta, pra lëvizje të masave nga veriu në jug dhe do të sjellë sërish dimrin në rajon por edhe në një pjesë të madhe të kontinentit të vjetër.
Arsyeja e këtyre ndryshimeve klimaterike sipas meteorologut vjen nga zhvillimi i barrierës “OMEGA” drejt Evropës perëndimore – veriperëndimore. Në thelb, ky është një shpërthim atmosferik Azores (anticiklon Azores). /abcnews.al/