Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se grupi i djemve të maskuar e të armatosur është shumë më i madh se ai që ka dalë në foto.
Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Hoxha tha se aty në foto ka dalë vetëm një pjesë e tyre që kanë ardhur në selinë blu. Me humor, gazetari Blendi Fevziu tha se ata duhet të jenë vetëm përfaqësuesit.
Pjesë nga biseda:
Artan Hoxha: Është shumë më i madh se kaq, grupi i atyre me maska që kanë ardhur është më i madh, vetëm disa kanë dalë në foto.
Blendi Fevziu: Janë përfaqësuesit këta?
Artan Hoxha: E, janë disa
Blendi Fevziu: Po pse kanë mbuluar fytyrën se njeriu kur del në foto del bukur…