Një grua që shet rroba të përdorura në tregun Papagout në Greqi ka gjetur 5000 euro në xhepin e veshjeve që kishte marrë për të tregtuar.
Gruaja ka bërë një gjest të rrallë dhe ka vendosur t’i dorëzojë lekët në polici në rast se dikush do të shkojë t’i kërkojë.
Ajo tha se “nuk mund ta mbaj diçka që nuk është e imja.” Paratë i janë dorëzuar policisë dhe deri më tani askush nuk i ka kërkuar.
Nëse brenda vitit të ardhshëm nuk kërkohen nga pronari i tyre, atëherë do të shkojnë në Fondin e Depozitave, shkruan protothema.
Megjithatë, ajo u kërkoi autoriteteve që të mos shkonin atje paratë, por për “Buzëqeshjen e Fëmijës” dhe “ Arkën e Botës” .
Gjesti i kësaj zonje është vërtet për t’u duartrokitur, pasi tregon se akoma ka njerëz të mirë në këtë botë të sotme, ku interesi personal është primar.