67-vjeçari nga Kosova shkon në spital me dhimbje, mjekët shokohen me atë që panë! Kishte mitër, vezore dhe tubin fallopian…

Një anomali e padëgjuar ndonjëherë në vendin tonë është treguar së fundmi nga Daily Mail. Media britanike tregon një rast të rrallë të zbuluar në Kosovë nga mjekët.

 

Bëhet fjalë për një 67-vjeçar që ka organe femërore dhe mashkullore. Mjekët që operuan në “hernien” e babait të tre fëmijëve u befasuan kur zbuluan se enjtja nga e cila ankohej ai, në të vërtetë përmbante një organ gjenital mashkullor dhe organ gjenital femëror.

 

Sipas medias britanike, 67 vjeçari kërkoi trajtim në një spital në Kosovë sepse kishte enjtje në pjesën e ijeve, një dhimbje që e kishte prej një dekade. Pas kontrollit nga kirurgët, ata zbuluan se i moshuari kishte mitër, qafën e mitrës, tubin fallopian dhe vezoren. Ai po ashtu kishte edhe testikun e brendshëm.

Tek ai mjekët diagnostikuan sindromën e kanalit Mullerian Persistent (PMDS) – një gjendje jashtëzakonisht e rrallë. Ajo ndodh kur burrat kanë organe riprodhuese femërore pranë organit gjenital mashkullor. E raste si ky, sipas Daily Mail janë raportuar vetëm 200 në literaturën mjekësore.

 

Simptomat e gjendjes përfshijnë testikujt e pazbritur dhe herniet në ijë, por organet femërore zakonisht nuk zbulohen nëse nuk kryhet operacioni për të trajtuar masën. Ky rast është zbuluar në revistën Urology Case Reports nga mjekë që punojnë në Universitetin e Prishtinës në Kosovë.

 

Pacienti vuante nga një gungë për 10 vjet e që bëhej më e madhe kur ngrihej në këmbë ose kollitej, por rrafshohej kur shtrihej.

 

Njerëzit me PMDS janë në rrezik më të lartë për të qenë infertilë, por mjekët vunë re se gjendja nuk ndikoi kurrë në aftësitë riprodhuese të pacientit pasi ai ka tre fëmijë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME