Deputeti i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, është përballur me një situatë të pakëndshme në seancën e sotme. Ky moment është kapur nga fotografët në sallën e Kuvendit.
Deputetit i janë grisur pantallonat, ndërsa ai nuk ka qenë në dijeni për këtë dhe ka lëvizur lirisht në sallë, por ky moment sigurisht nuk u ka shpëtuar kameramanëve.
Fotoja është publikuar nga mediet kosovare, teksa Haliti është duke u përkulur dhe i bien në sy pantallonat e grisura.
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë të jashtëzkaonshme ditën e sotme, ku u diskutua propozimi për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, e cila u shoqërua me debate të shumta.