Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris ka paralajmëruar se punonjësit e shëndetit që nuk janë vak sinuar deri më 31 mars do të pezullohen nga puna.
Ai në një deklaratë për media shtoi se jo vetëm që do pezullohen por që sdo të kenë mundësi më të punonjnë në Sistemin Kombëtar të Shëndetit (Εθνικό Σύστημα Υγείας- EΣΥ).
“Qëndrimi i ministrit të Shëndetësisë dhe sugjerimi i tij është që ata që nuk janë vak sinuar nga data 31 mars e në vazhdim të mos qëndrojnë vetëm në pjesën e pezullimit të punës, por nuk do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre në (EΣΥ).
Nëse sugjerimi im pranohet, ai do të mungojë në një kualifikim formal, nëse mungon, nuk bëhet fjalë për shkarkim, ai e vendos veten jashtë sistemit shëndetësor-së” , shpjegoi Thanos Plevris, duke folur për SKAI-n.