Ndryshon sërish kreu i IKMT- së Shkodër

Serdar Hoxha është kryetari i ri i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër. Hoxha zuri pikërisht vendin e Guri Seferit, i cili më herët e zëvedësoi pikërisht kandidatin e PSD- së për Shkodrën në 2021-in, në të njëjtin pozicion ku 26 vjeçari është vendosur sot.

 

Ai është prezantuar në detyrë ditën e sotme nga numri 2 i IKMT- së së republikës.

 

Sipas CV- së së depozituar vetë në KQZ, Hoxha ka arsimin e lartë si jurist ndërsa nuk specifikohet ndonjë pozicion pune që ai ka mbajtur, edhe për shkak të moshës mjaft të re, i vitlindjes 1996.

 

Serdar Hoxha, ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prill 2021, i pesti në listë, nën siglën e PSD- së së drejtuar nga Tom Doshi, i cili siç dihet dha dorëheqjen nga mandati aktual por edhe ai që fitoi me 25 prill 2021.

 

Pas Tom Doshit, kandidati Hoxha u rendit i dyti në listën e votave preferenciale duke marrë 1279 vota në rang Qarku.

shkodraweb

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME