Masat e reja anti-COVID që pritet të miratohen sot në…

Të enjten është mbledhur Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë, për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.

 

Në takim është vendosur që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar.

 

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se kanë rekomanduar lehtësim të masave anti-COVID, të cilat do të miratohen të premten ndërkaq të shtunën do të hyjnë në fuqi.

 

Latifi ka treguar se ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.

 

Ndërsa, të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës.

 

Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR.

 

Po ashtu, maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme dhe fitneset të hapen.

 

Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës./GazetaExpress

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME