Ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, iu lejua të kishte brenda qelisë në b urgun 313, vetëm rroba dhe cigare.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Tahiri ndodhet në godinën nr.2 të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, ndërsa është në observim.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u njoh ditën e djeshme me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe K rimit të Organizuar, duke u d ënuar me 5 vite bu rg për “shpërdorim detyre”, por për shkak përfitimit nga të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 3.4 vite.
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e marrë në vitin 2019 nga Gjykata e atëhershme e Kr imeve të Rënda, por me ndryshimin që dënimin ai do të duhet ta vuajë në b urg dhe jo me shërbim prove. Mbrëmjen e kaluar, Tahiri e kaloi në bur gun 313 në Tiranë, në godinën numër 2.