U ankua se nuk është paguar për oraret shtesë, pezullohet nga detyra polici shqiptar

Padrejtësisë e eprorëve me punëtorin lidhur me pagën është një fenomen që haset çdo ditë në jetë. Një rast i tillë ka ndodhur me një polic nga Kosova, Amir Hoxha.

 

Ky i fundit ka postuar një status në Facebook, ku shkruan se nuk është paguar për oraret shtesë dhe operacionet e rëndësishme jashtë orarit të punës.

 

Polici kosovar Amir Hoxha shkroi në Facebook:

 

Paratë e shujtave për Policinë , si dhe shtesat për punë jasht orarit nuk jemi duke i marë perkundër se na takojne me Ligj , me arsyetim të mungesës së buxhetit , por besa spaskan pas faj se rezervaret e karburantit te deputeteve që ne emër të modestisë dhe genjeshtrave publike gjatë fushatave politike fituan ulëse dhe privilegje , qenkan me primare .Nje polic mund te lihet pa bukë ne kryerje të detyrës ama deputeti pa karburante kursesi jo . Turp ju qoft , prap dora jonë do ju ndeshkoj o te shkrete.

 

Menjëherë pas publikimit të statusit, polici shqiptar është pezulluar nga puna me akuzën se ka kryer vepër penale apo shkelje të rëndë disiplinore, ndonëse ai kërkoi të drejtën e tij të pagës për punën që bën jashtë orarit.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME