Skandali: Si e ndryshoi statutin Armand Duka për të penguar ikona si Tare, Hasi, Vata që të kandidojnë përballë tij

Ndryshimi i statutit të FSHF-së me modifikime të rëndësishme në pikat e saj sa u përket kandidaturave

për poziconet drejtuese si presidenti apo anëtari i Komitetit Ekzekutiv, penalizon ndjeshëm pjesëmarrjen në garë të disa prej ikonave të futbollit të vendit tonë të cilët kanë ushtruar dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre të përditshëm sportiv jashtë territorit të Shqipëtisë.

Me ndryshimin e ri në statut, Duka ia bën të pamundur një emri si Igli Tare, Besnik Hasi, Rudi Vata, Foto Strakosha që të garojë për president apo për anëtar të Komitetit Ekzekutiv.

Veccanërisht emri i Tares qarkullon prej vitesh në ambientet futbollistike dhe para çdo lloj Asambleje Zgjedhoire, ai ka qenë shpesh shqetësimi më i madh i kreut të institucionit të futbollit, duke pasur parasysh se aftësitë drejtuese të ish-sulmuesit të Kombëtares janë të njohura botërisht.

Për të garantuar pozitat e tij, Duka ka vendosur që të bëjë një modifikim të statutit të FSHF, duke ndryshuar një pike të tij. Kështu, nga “Të jetë shtetas shqiptar dhe të banojë në Shqipëri”, pika e statutit është bërë “Të jetë shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Shqipëri”.

Në këtë mënyrë, një emër si Tare, Hasi, Vata apo Strakosha, që jetojnë jashtë Shqipërisë, do ta kishin të pamundur të garonin për një nga postet drejtuese në FSHF, edhe pse janë nga personat më kualifikuar për ta bërë një gjë të tillë. Gjithçka për të garantuar që Duka të vazhdojë të qëndrojë i palëkundur në kolltukun e pushtetit, mundësisht pa garë.

(Marre nga TEMA)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME