Një anticiklon me mot të qëndrueshëm pritet të shtrihet në Mesdheun perëndimor duke përfshirë edhe rajonin tonë. Ky anticiklon do të kushtëzojë stabilizim të plotë të motit në rajonin tonë duke rritur edhe temperaturat.
Temperaturat po ashtu pritet të shënojnë rritje nga dita e nesërme e sidomos nga pasnesër.
Edhe temperaturat minimale pritet të rriten dhe mund të ndodhë që disa ditë të mos kemi madje as ngrica me ndonjë përjashtim normal.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 14 – 15 gradë Celsius të enjten dhe të premten, madje mund të ndodhë që të jetë edhe më e lartë, pasi në Ballkan priten temperatura deri afër 20 gradë Celsius./MeteoBallkan