“Në Shkodër ky është fundi i botës”, kushtet e mjerueshme të Qendrës së Zhvillimit

Javën e kaluar emisioni “Stop” transmetoi pamje të Qendrës së Zhvillimit në Shkodër, që të kujtonin Holokaustin. Të nesërmen në një televizion lokal, drejtori i Qendrës tha se pamjet e transmetuara ishin të vjetra.

 

Drejtori i Qendrës: Këto janë kushtet për momentin për këtë projekt për riparimin dhe shpresojmë që sa më shpejt të krijohet mundësia t’i riparojmë. Nuk është situata ashtu siç e kemi parë mbrëmë tek emisioni “Stop”.

 

Ndër të tjera, në deklaratën e tij drejtori thotë se kush ka mundësi të na ndihmojë, ndërkohë që pohon se kushtet janë “të mrekullueshme”.

 

Saimir Kodra: Është një kontradiktë në vetvete, kur kushtet janë të rregullta, pse duhet të bëjë një apel: Kush ka mundësi të na ndihmojë etj, etj?! Megjithëse duken kaloriferët që nuk punojnë. Jo më larg se dje ose pardje na kanë ardhur këto pamje nga brenda se si është kjo qendër. Ndoshta për shkak të drejtorit, apo për faj të kryetares së bashkisë që ka qenë atje, Voltana Ademit, apo për faj të atyre që nuk u çojnë fondet.

 

Por pas kësaj deklarate, një qytetar ka sjellë në redaksinë e “Stop” të tjera pamje të ambienteve të Qendrës së Zhvillimit Shkodër, duke treguar, se aty nuk vihet dorë prej 6 vjetësh, pasi një tjetër qendër private është ngritur aty dhe duan, që personat me aftësi të kufizuara të zhvendosen atje.

 

Saimir Kodra: Të flasësh pas këtyre pamjeve, është si të vësh kashtë mbi tjegulla, lagështi, vjetërsi e plot gjëra të tjera. Pra nuk është se them se ky është fundi i botës sepse bota ka edhe probleme tjera, ka luftën Rusi-Ukrainë, por në Shkodër ky është fundi i botës sepse mendoj që ajo qendër ka disa fonde, ka disa njerëz që janë më shumë të punësuar se ç’duhet të ketë organigrama.

 

Drejtori duhet ta kuptojë që të shkojë dhe nhatën herë pas here që ai lidhin ata të sëmurë dhe përtej kësaj le të dali dhe të thotë pa pikë turpi, neve të na drejtohet, emisionit “Stop” dhe të na thotë se kemi nevojë për kontribues që të largojmë lagështirën, të lyejmë muret apo t’i patinojmë ato dhe që nesër jam i gatshëm që të bashkëpunoj me “Fundjavën” dhe të sjell kamionë pafund me allçi, me stuko e m gipsa për ta rehabilituar, por të dalësh ta mohosh dhe të thuash se kemi nevojë për investime, këtu ka diçka që nuk shkon drejtor.

 

Gentian Zenelaj: Fakti që qytetarët kanë sjellë video, do të thotë që janë shqetësuar dhe ka di֛çka që nuk shkon./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME