Pas dëshmisë së dhënë për prokurorët belgë në SPAK në lidhje me çështjen e “Toyota Yaris”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur përpara gazetarëve.
Por fillimisht ai shmangu të fliste direkt për këtë temë.
Kjo gjë solli dhe përplasjen e tij me gazetaren Klodiana Lala.
Klodiana Lala: Nuk jemi këtu për deklarata politike. Po pyesim për rolin tënd brenda SPAK me prokurorët belgë, çfarë ndodhi për më shumë se dy orë.
Lulzim Basha: Unë kam lirinë time dhe lirinë time nuk ma merrni dot sepse luftoj dhe për lirinë tuaj. Kjo është e vërteta ime, nëse nuk të pëlqen merr kamerën dhe largohu.