Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia.
Vrasja e Azem Hajdarit
Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998. Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës.
Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Që nga 2018 Haxhia nisi betejën me drejtësinë shqiptare, ndërsa seancat ndaj kanë qenë të panumërta deri sot që u mor vendimi nga shkalla e parë e Gjykatës së Tiranës.