Gjithmonë jemi në kërkim ë recetave të shijshme që të mund të përgatisim për të dashurit tanë.
Ndonjëherë qëndrojmë tek tradicionalja e herë të tjera eksperimentojmë me diçka moderne.
AgroWeb.org me recetën sotme ju sugjeron pak nga të dyja.
Një kombinim i tavës me oriz dhe mishit të qengjit i përgatitur me një salcë të shijshme frikase.
Si recetë kërkon pak më shumë kohë se zakonisht, por ju premtojmë që do të ngelni të kënaqur me rezultatin.
Aromë, shije dhe vlera në një pjatë që do të mrekullojë të gjithë pjesëtarët e familjes suaj.
Përbërësit
2 gota me kos
1 qepë
2 karota
2 selino
4 gjethe dafine
1 qengj i vogël (4 kg)
4 lugë gjelle vaj ulliri
3 gota me oriz
1 lugë çaji turmerik
1 vezë
2 lugë gjelle miell
Lëngu i një limoni
6-7 gota me ujë
Kripë
Piper i zi
Majdanoz i grire
Përgatitja
AgroWeb.org ju këshillon që të filloni me prerjen e mishit të qengjit në thela më të vogla.
Pastrojeni mirë dhe më pas thajeni me letër kuzhine.
Në një tenxhere të madhe hidhni ujin dhe lëreni në zjarr të ngadaltë.
Ndërkohë filloni me pastrimin dhe prerjen e perimeve.
Pasi të keni mbaruar me të gjitha perimet hidhini në tenxhere ku po zien uji.
Shtoni edhe thelat e mishit dhe lëreni qe të ziejnë për 30 minuta.
Kur të shihni që është formuar një shkumë në sipërfaqen e ujit, është momenti që të largoni mishin.
Ndërkohë në një tenxhere tjetër hidhni vajin e ullirit dhe aty skuqni lehtë miellin.
Kur të shihni që ka marrë një ngjyrë të arte shtoni pak nga lëngu i mishit të qengjit.
Largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.
Në një tas të vogël përzieni kosin dhe vezën dhe këtë përzierje shtojeni tek mielli.
Të gjithë masën kalojeni në zjarr dhe përziejeni derisa të fillojë të mpikset.
Shtoni aty thelat e mishit dhe 1 gotë me ujë dhe lëreni që të vlojë me kripë dhe piper të zi.
Ndërkohë AgroWeb.org ju këshillon që të përgatisni orizin.
Thjesht kalojeni në një tavë bashkë me lëngun me perimet dhe piqeni në furrë derisa të jetë gati.
Kini kujdes që salca e mishit të dali e trashë dhe e plotë.
Në fund kur orizi dhe mishi të jenë gati është momenti për t’i shërbyer.
Në pjatë hidhni fillimisht orizin dhe më pas thelat e mishit me pak nga salca e shijshme me kos.
Në fund spërkateni me pak majdanoz dhe mund ta shijoni këtë pjatë krejtësisht të veçantë./AgroWeb.org