Do të ndryshohet kufizimi i orarit? Brataj jep lajmin e mirë: Kemi …

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur sërish ditën e sotme për situatën e pandemisë në vendin tonë, duke thënë se varianti Omicron po vijon të përhapet me shpejtësi dhe se është shumë i ngjashëm me gripin sezonal.

I pyetur se kur do të ketë një lirim të masave në vendin tonë, Brataj tha në një intervistë për “Klan tv” se në muajin Mars do të ketë një ndryshim masash si për oraret dhe mbajtjen e maskave.

Skënder Brataj: Realisht, situata nuk është kjo e të dhënave që ne shohim sepse ky variant ka transmetueshmëri shumë të lartë dhe ka një numër shumë të madh të pacientëve në banesë. Unë e shoh nga vizitat që bëjmë, nga 400 vizita në total, rreth 80-100 janë për Covidin dhe rreth 35 shkojnë drejt spitaleve.

Derisa këto numra janë në këtë nivel, do të thotë se virusi akoma pa vazhdon të shkaktojë sëmundshmëri dhe përhapja e tij është shumë e shpejtë, është shumë i ngjashëm me gripin dhe me virozat e stinës.

Vendet europiane kanë filluar me heqjen e maskave në ambientet e hapura, në oborret e shkollave. Ne nuk mund të barazohemi me masat liruese të këtyre vendeve evropiane.

Në këtë situatë sigurisht që nuk do të ketë shtrëngim të masave, do të ketë vetëm lirim të tyre. Drejt Marsit edhe ne do të kemi një ndryshim masash edhe përsa i përket orarit ose maskave. Na presin lajme të mira për verën, kjo nuk diskutohet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME