Në ndër prokurorët belg që mori në pyetje dje kreun e PD Lulzim Basha në lidhje me cështje e “Toyota Yaris” është Julien Moinil vetëm 35-vjeç.
Ai ka një karrierë të shkëlqyer pavarësisht moshës së re. Sipas medias së njohur lalibre.al që ka bërë një prezantim të karrierës së tij, thuhet se gjyqtari federal di të respektohet dhe shumë avokatë e njohin talentin e tij edhe pse për një pjesë “urrehet” për rezultatet e tij.
Moinil e ka nisur karrierën e tij në moshën 23-vjeçare ndërsa pak kohë më vonë ai iu bashkua zyrës së prokurorit publik të Brukselit si magjistratë.
Më vonë ai do ti bashkohej zyrës së prokurorit publik të Monsit, ku kryesisht merrej me rastet e krimit të organizuar.
Shpejt, magjistrati do të ngjitet në prokurorinë federale, ku prej dy vitesh i janë besuar çështjet më të rëndësishme.
Por cilat janë disa nga çështjet “pikante” që mbajnë emrin e tij?
Mjafton të përmendim këtu se ai qëndron pas hetimeve për shitjen e ekipit të madh të futbollit Anderlecht, arrestimin e Patrick De Koster, agjentit të futbollistit Kevin De Bruyne, sekuestrimin e armëve nga një komisioner i Brukselit etj.
Këtë javë, ai po heton në lidhje me çështjen e profilit të lartë që përfshin ish-prezantuesin e televizionit Stéphane Pauëels. Ndërsa pa befasi kërkoi dënime të rënda për disa prej protagonistëve të çështjes, nuk hezitoi të kërkojë edhe lirimin e disave.
Ai gjithashtu sqaroi, kur iu drejtua rastit të Pauëels, se ai kishte pak interes për futbollin dhe se për këtë arsye ai përballej me një burrë dhe jo me një yll televiziv.
Sven Mary, avokati i Stéphane Pauëels, konfirmon profesionalizmin e tij “Tashmë në atë kohë, ai po përballej me një ngarkesë të madhe pune,” thotë Mary.
“Ai përkufizohet si një prokuror që dëshiron të pastrojë prokurorinë me metoda më agresive”- thuhet më tej në shkrimin e Lalibre.al
Ndërkaq ditën e djeshme së bashku me kolegët e tij ata kanë marrë për më shumë se dy orë në pyetje Lulzim Bashën në lidhje me dosjen e 3.4 milionë eurove në “Toyota Yaris.