Sa do të zgjasë moti i acartë, meteorologia zbulon si mbyllet Shkurti dhe ndryshimet nga dita e sotme

Sipas parashikimit të metereologes Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave,

kjo javë e dytë e shkurtit pritet të ketë mot të mirë, por të ftohtë. Gjatë një lidhjeje me emisionin “Rudina” në Tv Klan, Gjoni tha se temperaturat do të vijnë duke u ngritur.

Duke filluar e enjtja, kemi përmirësim të kushteve atmosferike. Do t’i lëmë pas ditët me shi, por temperaturat e ulëta, do të na shoqërojnë edhe diten e sotme.

Në zonat malore, pritet të shkojnë nga -6 deri në 3 gradë celsius, vendet e ulëta nga -1 deri në 10 dhe në bregdet 2-12 gradë celsius. Këto temperatura do na shoqërojnë përgjatë këtyre dy ditëve, pas datës 10 presim që të ngrihen. Ato më minimale edhe në zonat malore presim që të shkojnë mbi 0.

Gjoni shtoi se edhe këto ditë të mesit të shkurtit do kemi prapë temperatura të ulëta, por asgjë jashtë normales për stinën. Gjatë këtyre ditëve dhe fundjavës nuk presim reshje. Të hënën, priten reshje të dobëta në veri e verilindje të vendit, por situata është e qetë

Vendet malore e bregdetare do të jenë të favorshme në fundjavë, sepse nuk priten reshje si dhe temperaturat do të jenë më të ngrohta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME