“Kush po tallet tani…”, Anila Hoxha rrëfen telefonatën me Ramën dhe kërkesën e tij: 75-vjeçaren shteti “e harroi” në burg për hashash, ai i çoi shallin e nënës së tij

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar mbrëmjen e djeshme një episod të viteve më parë dhe e kishte telefonuar kryeministri Rama, kur ishte kryetar i PS. Bëhej fjalë për nënë Feridenë, 75-vjeçaren që shteti e kishte harruar në burgun e Tiranës.

 

Hoxha ka treguar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” telefonatën me Ramën dhe kërkesën e tij për të takuar nënë Feridenë në burgun “325” në Tiranë. Gazetarja rrëfeu se kryeministri e takoi në atë kohë të moshuarën dhe pas kërkesës së saj i çoi shallin e nënës së tij, Aneta Ramës.

 

“Më bie telefoni dhe “alo, Edi Rama jam”. Ça Edi Rama i them dhe e mbyll telefonin. Thashë kush po tallet, telefon tani. Edi Rama në atë kohë ishte kryetar i PS. Kush ishte, më thotë Bledar Zaganjori dhe Sokol Balla. I thashtë se kush po tallet, thotë që jam Edi Rama. Çfarë numri ka, dhe e tregoi numrin unë. Po është Rama, thotë, vërtet.

 

Rama më telefoni dhe kërkonte që të kishte një kontakt me nënë Feridenë, personal. I premtoi nënë Feridesë dhe i qëndroi deri në fund. I ka çuar shallin në burg, të nënës së vet, simbolikë shpirtërore. Nënë Ferideja doli, me dekret të Bamir Topit, ai ka qenë president. Premtimi kryesor ishte do ti bënin një shtëpi, dhe ja bënë”, u shpreh ndër të tjera Anila Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME