“Masat anti-Covit mund të rivlerësohen në javët e para të marsit”,
keshtu është shprehur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë vizitës që pati me zv/Presidentin e Zvicrës në qendrën shëndetësore të Vorës, e cila është rikonstruktuar me mbështetjen e qeverisë zvicerane.
Gjatë vizitës Manastirliu vuri theksin tek rëndësia e vaksinimit anti-covid, duke u shprehur se ky është element kyç për rivlerësimin e masave.
“Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes situatën epidemiologjike, kemi indikatorë të përmirësuar, një incidencë e cila është në ulje, por sa i përket rasteve aktive vijojmë të kemi dhe duhet të tregojmë kujdes. Duke shpresuar që do të jemi në indikatorë të përmirësuar, do të rivlerësojmë masat në dy javët e para të muajit mars”, tha Manastirliu.