Për 4 muaj me radhë, qytetarët shqiptarë u mbajtën të gozhduar pas ekranit për të ndjekur hap pas hapi lojën e banorëve.
Mbrëmjen e kaluar i gjithë show përfundoi duke shpallur fitues balerinin, Ilir Shaqirin. Memet për programin u ndërthurën edhe me politikën.
Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e tyre, duke u shkëputur nga fragmeti kur ishte pjesë e emisionit të vëllezërve Veshaj.
‘Pse nuk the që të duhen votat’-shkruhen në memen e krijuar për Ramën dhe Donald Veshajn. Kryedemokrati Lulzim Basha,
kohëzgjatja e reklamave të emisionit, ish-banorë të BB, ambasadorja Yuri Kim, janë pjesë e koleksionit të memeve që u shpërndanë kudo mbrëmjen e kaluar.
Kujtojmë se spektakli i mbrëmshëm ishte një maratonë e vërtetë që zgjati mbi 6 orë transmetim direkt me shumë emocione dhe surpriza pa fund.