Anxhelo 10 vjeçar nga Oblika e Shkodrës ka nevojë për ne

Anxhelo Vukaj është një fëmijë 10 vjeç, nxënës në shkollën e Oblikës, në Shkodër. Ai është diagnostikuar me Cavernous Hemangioma në parakrahun dhe krahun e djathtë, një sëmundje gjenetike, e trashëguar në familje.

 

 

Jeta e tij e përditshme është vështirësuar tejmase. Anxhelo ka dhimbje kur vesh rrobat, kur e prekin, kur bën dush. Shokët e klasës dhe mësuesja, kujdesen veçanërisht që të mos dëmtohet në klasë ose gjatë lojës.

 

Përveç sëmundjes së vështirë, gjendja ekonomike e familjes nuk e ndihmon rastin e tij. Nëna është pa punë dhe babai punon me mëditje në bujqësi, kur ta thërrasin. Jetojnë në një shtëpi të vogël me qera në fshat. Nuk disponojnë as mjete financiare, as njohuri e as kanë lidhje që t’i ndihmojnë në shërimin e djalit të tyre.

 

Ekziston një mundësi për operim dhe terapi në Itali, mirëpo 20.000 € janë një shumë e paimagjinueshme për një familje të varfër e të dëshpëruar.

 

Anxhelo meriton të jetojë i shëndetshëm dhe i gëzuar si gjithë fëmijët e tjerë! Ju lutemi ta ndihmojmë këtë fëmijë dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë!

 

Ju falenderojmë dhe ju jemi mirënjohës për çdo kontribut!

Për të dhënë kontributin tuaj sipas mundësisë, jeni të lutur të klikoni linkun:

 

https://www.gofundme.com/f/t-ndihmojm-anxhelon-t-shrohet-help-anxhelo

 

Përveç gofundme, mund të dhuroni direkt në llogarinë bankare të nanës së Anxhelos:

Emri: Rinë Palok Vukaj

Banka: First Investment Bank – Albania Sh.A.

Iban në lekë: AL54 2155 1099 ALL1 0000 1709 3400

Swift code: FINVALTR

shkoder.info ka bere nje donacion. 148% me te larte se te ardhuret nga klikimet e gjeneruara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME