Vjen lajmi i mire nga Skender Brataj ja cfare pritet te ndodh ne muajin Mars

Fillimi i marsit do të sjellë lehtësimin e masave anti-COVID, tha kreu i urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.

 

Brataj tregoi në emisionin ‘Sot’ se nga ky rishikim do të preken të gjitha masat që janë ende në fuqi në vendin tonë.

 

Ai veçoi heqjen e kufizimit të orarit të lëvizjes që aktualisht është nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, por nuk përjashtoi as heqjen e nevojës për certifikatë vaksinimi.

 

“Fillimi i marsit do të jetë vendimmarrës për të analizuar situatën epidemiologjike dhe masat do nisin të lehtësohen brenda muajit. Orari është ai që shqetëson më shumë njerëzit, por do preken të gjitha masat, që nga orari deri te greenpass”, tha kreu i Urgjencës.

 

Për momentin shifrat e infektimeve në vendin tonë janë në shifra të qëndrueshme, dhe situata në spitale e qetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME