Kryeministri Edi Rama replikon shumë shpesh me komentuesit në Facebook.
Një qytetar i shkruan se Ramës se do të përfundojë në burg për shkak të aferës së inceneratorëve dhe se “Visi” do t’i çojë dy paketa siç ia çoi ish-ministrit të tij, Saimir Tahirit ditën që u dënua me burg.
“Inceneritoret te bejne te fala zoti kryeminister. SPAK ka shkruajtur te zezen mbi te bardhe. Ato 2 paketat e cigareve, do ti sjelli dhe ty Viso”, shkruan komentuesi.
Rama i kthehet duke i thënë që të mos ia qajë hallin sepse e ka lënë cigaren, ndërsa shton se nuk ka çfarë u bën disave që i bien fyllit në vrimën e gabuar.
“Mua mos ma qaj hallin se edhe e kam lene cigaren shyqyr, po disave qe nuk duan te marrin vesh nuk ke asnje menyre se si t’i ndihmosh qe te mos behen qesharake, duke i rene fyellit ne vrimen e gabuar”, shkruan Rama.