Dita e sotme do të ketë mot kryesisht të vranët e pasdite edhe intervale të shkurtëra kthjellimi.
Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në të gjithë vendin me intensitet mesatar, në jug-jugperëndim lokalisht reshje me intensitet deri të lartë.
Në verilindje në lartësin mbi 300metra dhe në jug-juglindje në lartësin mbi 700 metra reshje bore me intensitet mesatar,
në juglindje reshje borë me intensitet deri të lartë. Në pasdite pritet një përmirësim i kushteve meteorologjike ku reshjet e shiut dhe të borës do të humbasin intensitet dhe territor.
Ndërsa ditën e sotme, era nga kuadrati i veriut shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri ne 15-20m/sek.