Komiteti i Ekspertëve i mbledhur sot ka ndryshuar disa nga masat e marra më parë për shkak të Covidit. Hiqet më në fund ora policore. Ja masat e plota:
“Ata që janë të infektuar me COVID do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, nga ajo 10 ditore që ka qenë më parë. Vaksinimi është i këshillueshëm të fillojë që nga mosha 12 vjeç për të gjithë fëmijët, jo vetëm për ata me sëmundje bashkëshoqëruese.
Për ata që do hyjnë në Shqipëri duhet pasaporta e vaksinimit apo testi PCR. Për ata që nuk i kanë, mbetet në fuqi izolimi siç është rekomanduar. Përjashtim bëjnë fëmijët deri në 6 vjeç.
Në aeroporte do të lejohen të hynë vetëm pasagjerët që do udhëtojnë. Vijon të mbetet në fuqi rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambiente e mbyllura.
Mbetet në fuqi masa për grumbullimet. Mbetet në fuqi edhe lejimi për grumbullimin deri në 50% të kapacitetit të ambienteve.
Hiqet ora policore, por ndryshimi i këtyre masave do shkojë në përputhje me situatën epidemiologjike.
Duhet të vazhdojmë me intensitet vaksinimin. Të fillojnë që në moshën 12 vjeçare të vaksinohen. Ky ndryshim fillon në 3 mars”- tha Mira Rakacolli në fjalën e saj.