Rama zbulon “sekretin”: Ja çfarë i dhamë Ukrainës

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me akuzat se qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë për Ukrainën. Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se Shqipëria ka dhënë kontributin e saj, por deri më tani nuk është shprehur sepse nuk kërkonte reklamë.

 

“Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës.

 

Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB,kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO,kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës”, shkruan Rama.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME