Vranësirat do të jenë gjatë gjithë ditës së sotme prezente në territorin shqiptar. Momente të shkurtra reshjesh do të ketë në zonat e ulëta dhe bredetare.
Ndërkohë dëbora ka zbritur në 500, mbi 500 metra lartësi nga niveli i detit dhe paraditen e sotme ka qenë e pranishme në Dajt. Në zonat juglindore reshjet e dëborës pritet të jenë prezente gjatë gjithë ditës.
Edhe pse me prezencë të vranësirave dhe reshjeve temperaturat do te arrijne deri në 15 gradë celcius.
Për sa i përket 3 ditëve në vazhdim, nga e shtuna në të hënë, moti do të ketë kthjellime të shkurtra, vranësira të shpeshta.
Pjesa e parë e së shtunës dhe fillimi i së djelës do të ketë reshje me itensitet mesatar dhe pjesa e dytë e së djelës dhe e hëna do të këtë reshje të rralla, por prezente në të gjithë territorin bën me dije meteorologia Tanja Porja.
Temperaturat gjatë fundjavës do të luhaten nga minimumi në -3 gradë në 13 gardë celcius.