Ngërç me heqjen e orës policore, ja çfarë nuk lejohet pas orës 22:00!

Sikurse jemi në dijeni ora policore është hequr, por ajo që nuk lejohet pas orës 22:00 është muzika e lartë.

 

Vendimi u mor dhe u deklarua para dy ditësh nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, por në fuqi hyri mbrëmë. Tanimë qytetarët mund të qarkullojnë lirshëm në 24 orë, mirëpo ajo që nuk lejohet është muzika e lartë. Kështu, bizneset do të jenë të hapura, por pa muzikë pas orës 22:00.

 

Akti normativ për heqjen e muzikës u vu një vit më parë nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi më 26 maj të vitit të shkuar. Në doKument theksohej se do të ishte po Çuçi ai që do të vendosë për lejimin e muzikës për këtij orari.

 

“Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet dënohet me gjobë 1 000 000 (një milion) lekë dhe, në rast përsëritjeje, me pezullim aktiviteti për një periudhë 6-mujore. Institucioni përgjegjës për zbatimin e kësaj pike është Policia e Shtetit,”- thuhej në VKM.

Po tani çfarë do të ndodhë? A do të dalë një tjetër VKM për lejimin e muzikës?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...