Elvis Naçi u largua nga televizionin News 24 dhe nuk e nisi sezonin e ri të “Shqiptarët për shqiptarët”. Ai stopoi për momentin transmetimin televiziv.
Puna në fakt nuk është ndalur dhe ekipi i hoxhës ka nisur regjistrimin e serive të reja dhe historive të ndryshme. Ata nuk ndalen dhe po kërkohet televizioni i ri.
Burime të ndryshme bëjnë me dije se Elvis Naçi ka patur një takim me televizionin e njohur ABC News. Palët janë takuar dhe mendohet se marrëveshja është afër.
Elvis Naçi ka arritur marrëveshjen dhe duket se do të rikthehet shumë shpejt në syrin televiziv. Hoxha është një figurë me popullaritet të madh.
Ai në sezonin e ri duket se ka ndryshuar pak formatin, pasi në krahun e tij do të jetë dhe bashkëshortja e tij, Fatma. Ata do të ndihmojnë familjet në nevojë.
Naci njihet për bamirësitë e tij të mëdha. Ai ka fituar zemrën e shumë personave të cilët i besojnë të ardhurat e tyre për të ndihmuar të tjerët.