“Më vinë aq shumë sa nuk kam kohë ti shoh” Artan Hoxha tregon për herë të parë burimin kryesor të informacioneve SEKRETE

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka zbuluar se një pjesë të madhe të informacioneve të rëndësishme atij i vinë përmes SMS në telefon.

 

Ai shprehet se merr aq shumë mesazhe saqë tashmë nuk ka mundësi që ti lexojë të gjithë dhe me një pjesë të tyre merret bashkëshortja e tij.

 

“Unë shumicën e informacioneve, mbi 90% të informacionit e marr prej tyre. Sot kam një problem tjetër që nuk arrij dot të kontrolloj apo të lexoj gjithë informacionet që më vijnë. Kam informacione që i kam pasur dhe kur i shikoj më vonë më vjen shumë keq që i kam patur ato. Më vijnë aq shumë informacione, sa që unë nuk kam kohë t’i shoh.

 

Një pjesë të mirë të tyre i shikon bashkëshortja ime, e cila më thotë hidhu një sy këtyre personave. Se ajo fillon edhe flet me ta në emrin tim dhe pasi i kupton më thitë që ky është një informacion që ia vlen dhe duhet ta ndjekësh.

 

I them a ke folur ti në emrin tim, vazhdo merru me të. Në momentin që qytetarët krijojnë besim tek ty, ti në atë moment nuk ke nevojë të lëvizësh, të lodhesh shumë”, shprehet Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME