Moti i keq ka vështirësuar procesin e votimit në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Bëhet me dije se janë dy njësi administrative, Shosh dhe Pult, ku nuk ka nisur ende votimi, teksa kutitë e votimit kanë mbetur në dëborë.
Pritet që çdo gjë të jetë gati pas rreth 30 apo 40 minutash, në mënyrë që qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.