Paralajmëron Balluku: Na pret një verë e vështirë, qeveria do shtrëngojë rripin për të mbrojtur qytetarët

Ndonëse jemi në dalje të sezonit dimëror, situata e energjisë elektrike si në sigurimin e sasive ashtu edhe në kostot e saj, duket se do të jetë një sfidë për pranverë-verën.

 

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, në një intervistë për emisionin “E-Zonë” tha se qeveria do të shtrëngojë rripin, pasi na pret një verë e vështirë.

 

“Nga çfarë duket situata aktuale gjeopoltike, do të jetë një verë shumë e vështirë. Kemi patur dimër të ftohtë me shumë diell dhe për fat të keq nuk kemi as reshje dëbore në sasi të mëdha, që do të na siguronin një prurje të shtuar nga shkrirja për periudhën e pranverës.”

 

Por, a do të ndikojë kjo situatë në furnizimin e qytetarëve me energji elektrike? Ja si përgjigjet ministrja:

 

“Për fat të mirë, qytetarët qeverisen nga Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama dhe kjo situatë nuk do të thotë asgjë për ata, por për ne do të thotë që qeveria do të shtrëngojë rripin dhe do të detyrohet që të mbrojë qytetarët, ashtu siç ka bërë deri më tani, duke i mbrojtur nga çdo ekspozim i mundshëm i çmimeve të energjisë.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME