Një pamje e dhunshme ka qenë ajo që ësthë paraqitur mbrëmjen e se merkures në kryeqytet ku menjëherë pas përfundimit të protestës, policia ka vijuar me shoqërimet e protestuesve në komisariatin numër 1.
Në videon e siguruar nga Fax News, shihet dukshëm një moment kur policia e shtetit ushtron dhunë ndaj aktivistes Mirela Ruko e cila ka qenë njëra prej protestuesve të sotëm që u organizuan për të kundërshtuan rritjen ekstreme të çmimeve për karburantet dhe produktet e ndryshme.
Aktivistja gjatë momentit kur policia po tentonte ta fuste me forcë në makinë: Hiqini duart, mos më prekni! Se kemi punuar nga 16 orë dhe nuk paguhemi. Tani ju vini dhe na kapni neve. Përse u rritën çmimet?!