Rama tregon emrat: Ja kush janë 5 zyrtarët që do të vendosin çmimin për naftën

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të miratohet akti normative që qeveria të ulet në një tryezë me furnizuesit për të vendosur cmimet e naftës në vendin tonë.

 

Rama tha se pjesë e bordit do të jenë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ministrja Belinda Balluku, dy drejtorët e Tatimeve dhe Doganave, si dhe kreu i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba. Nga ana tjetër do të jenë 5 përfaqësues nga vetë biznesi, të cilët sipas Ramës duhet të jenë pjesë e sakrificës për përballimin e luftës.

 

Rama tha se nëse një pikë karburanti do të ketë një çmim më të lartë se ai i miratuar nga Bordi, që do të funksionojë përmes një akti normativ, atëherë biznesi do të mbyllet nga shteti.

 

“Përmes një bordi kombëtar, ju dhe qeveria çdo ditë, ministrja e financave, e Infrastrukturës dhe enerfjisë, drejtori i tatimeve dhe doganave, dhe kreu i autoritetit të konkurencës, dhe 5 nga ju, do të jeni në një tavolinë.

 

Nëse dikush vendos një çmim që nuk është miratuar nga bordi, atëherë do të humbasë pikën e kaburantit. Unë besoj se liria ekonomike është themelore, dhe nuk i besoj shtetit që hyn për të rregulluar çmimet. Ajo që na kërcënon më shumë, nuk është çmimi, por mungesa e furnizimit.

 

Ne do të bëjmë transparencë të përditshme në lidhje me çmimin, që njerëzit ta kuptojnë që çdo qindarkë është aty”, tha Rama.

 

Ndër të tjera i kërkoi furnizuesve që të bëjnë këtë gjë me një sens patriotik ‘O sot, o kurrë’.

 

“Nëse zgjat përtej 3 muajve është komplet gjë tjetër, por këto 3 muaj duhet ta ndani mendjen që nuk do të fitoni derisa gjërat të normalizohen”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME