Qeveria ka mbledhur sot Bordin e Menaxhimit dhe ka vendosur sot që çmimi i naftës dhe benzinës, të jetë 217 lekë/ litri gjatë këtyre 24 orëve, ndërsa gazi 93 lekë/ litri.
Pra, ulja e çmimit ka qenë vetëm 6 lekë/litri.
Në përbërje të bordit janë përfaqësues të qeverisë dhe kompanive kryesore të naftës në vend që abuzuan me çmimin, duke e cuar litrin deri në 270 lekë.
Shpjegimi i importuesve ka qenë se çmimi u rrit për shkak të shtrenjtimit në bursë, duke bërë që edhe në Shqipëri një litër naftë të kërcente në pak ditë nga 195 lekë/ litri në 265 lekë/ litri.
Ndërkohë, për të katërtën ditë me radhë qytetarët kanë vijuar protestën e tyre në bulevard./Lapsi.al