Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria do të paguajë 50% të naftës të qeveritarëve. “Pjesën tjetër ta paguajnë nga xhepi nëse nuk kursejnë dot”, shprehet Rama.
Më tej kryeministri shton:
“Për mua dhe qeverinë çështja themelore nuk është si të mos na dhëmbë koka kur mbushim makinën me naftë. As atyre që vijnë këtu poshtë për të eksituar njerëzit e nxitur, por qindra mijëra shqiptarëve që nuk kanë as vetura dhe as iPhone, as nga çmimi i biletës për ata që lëvizin me autobus.
Qeveria do të paguajë 50% të naftës të qeveritarëve. Pjesën tjetër ta paguajnë nga xhepi nëse nuk kursejnë dot”.