I “hyjnë” në burg me fishekzjarre për ditëlindje, cili është i riu shqiptar që mori surprizën e pazakontë (VIDEO)

Klevisa Ymeri dhe Silvia Lorio vendosën ta surprizonin mikun e tyre të ngushtë që ndodhej në burg në mënyrën më të pazakontë. Bashkë me disa miq të tjerë, ata shkuan pranë burgut në Trento të Italisë me altaporlant dhe me fishekjarre.

 

Këtë moment e kanë dokumentuar dhe me një video që më pas e kanë ndarë në rrjete sociale. Në një lidhje me Skype për “Abc-ja e mëngjesit”, Klevisa tha se dëshironin që t’i tregonin se ishin pranë tij pavarësisht çdo gjëje.

 

“Donim t’i tregonim se pavarësisht çdo gjëje jemi me të. Ideja ishte e imja dhe e vëllait të vet. Vrapuam sepse nuk e dinim a ishte legale. “Djali është shqiptar, kam 5 vite që e njoh. E kemi shok të ngushtë dhe është prej disa muajsh në burg të sigurisë së lartë.”, tha ajo.

 

Videon e kishin shoqëruar me me këngën e Lumi B dhe Ledri Vulës “Krejt shokët e mi”. “E kishte dëgjuar, kishte reaguar por ne nga frika nuk kishim dëgjuar asgjë. Na falenderoi të gjithëve dhe na shkroi një letër.”, tha Klevisa.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME